NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 78

"Kompetenca për procedimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve 1. Procedimet, në të cilat një gjyqtar ose prokuror merr cilësinë e të pandehurit ose të personit të dëmtuar nga vepra penale, që sipas normave të këtij kreu do të ishin në kompetencën e një gjykate të rrethit, ku gjyqtari ose prokurori ushtron funksionet e tij ose i ushtronte në momentin e ngjarjes, janë në kompetencën e gjykatës që ka kompetencën lëndore dhe ndodhet në qendrën e një rrethi tjetër më të afërt, me përjashtim të rasteve kur në këtë rreth gjyqtari ose prokurori ka ardhur më pas për të ushtruar funksionet e tij. Në rastin e fundit është kompetente gjykata e një rrethi tjetër më të afërt me atë, në të cilën gjyqtari ose prokurori ushtronte funksionet e tij në momentin e kryerjes së veprës penale. SEKSIONI III KOMPETENCA PËR SHKAK TË BASHKIMIT TË PROCEDIMEVE TË LIDHURA"

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →