Neni 77
"Kompetencat për veprat penale të kryera jashtë shtetit 1. Në qoftë se vepra është kryer tërësisht jashtë shtetit, kompetenca përcaktohet, me radhë, nga vendi i qëndrimit, i banimit, i arrestimit ose i dorëzimit të të pandehurit. Kur ka shumë të pandehur, procedon gjykata që është kompetente për numrin më të madh të tyre. 2. Në qoftë se nuk mund të përcaktohet në mënyrat e treguara në paragrafin 1 kompetenca i përket gjykatës së vendit ku ndodhet prokuroria që ka regjistruar e para veprën penale. 3. Në qoftë se vepra penale është kryer pjesërisht jashtë shtetit, kompetenca përcaktohet në bazë të rregullave të përgjithshme të kompetencës tokësore."