Neni 79
"Rastet e bashkimit të procedimeve (Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002) 1.Organi procedues mund të vendosë bashkimin e procedimeve: a) kur vepra penale për të cilën zhvillohet procedimi është kryer nga disa persona në bashkëpunim ndërmjet tyre ose kur disa persona në mënyrë të pavarur kanë shkaktuar veprën; b) kur një person akuzohet për disa vepra penale; c) kur një person akuzohet për disa vepra, nga të cilat një pjesë janë kryer për të realizuar ose për të mbuluar të tjerat ose për t’i siguruar fajtorit apo të tjerëve përfitime të paligjshme ose mosdënimin."