Neni 72
"Mungesa e juridiksionit 1. Mungesa e juridiksionit ngrihet, edhe kryesisht, në çdo gjendje dhe shkallë të gjykimit. Gjykata jep vendim dhe urdhëron, kur është rasti, dërgimin e akteve organit kompetent. 2. Kur mungesa e juridiksionit ngrihet gjatë hetimeve paraprake prokurori që procedon vendos dërgimin e akteve gjykatës kompetente për të vendosur."