Neni 73
"Mosmarrëveshjet për juridiksionin (Shtuar fjalia e dytë në pikën 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur ka mosmarrëveshje për juridiksionin, gjykata që e ngre atë merr vendim, të cilin bashkë me kopjen e akteve të nevojshme për zgjidhjen e saj ia dërgon Gjykatës së Lartë, duke treguar palët dhe mbrojtësit. 2. Zbatohen dispozitat e seksionit IV të kreut II të këtij titulli. Gjykata e Lartë vendos brenda 30 ditëve nga marrja e akteve."