Neni 71
"Pasojat e procedimit civil dhe administrativ për atë penal 1. Vendimi civil i formës së prerë është i detyrueshëm për gjykatën që gjykon çështjen penale vetëm përsa i përket faktit nëse vepra ka ndodhur ose jo, por jo për fajësinë e të pandehurit. 2. Kur vendimi penal varet nga zgjidhja e një mosmarrëveshje mbi gjendjen familjare ose mbi shtetësinë, për të cilën ka filluar një procedim pranë gjykatës kompetente, gjykata penale mund të vendosë, edhe kryesisht, pezullimin e shqyrtimit gjyqësor derisa mosmarrëveshja të zgjidhet me vendim të formës së prerë. Pezullimi nuk pengon kryerjen e veprimeve të ngutshme."