"Padia civile në procesin penal (Hequr fjalë në pikën 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Ai që ka pësuar dëm nga vepra penale ose trashëgimtarët e tij mund të ngrejnë padi civile në procesin penal kundër të pandehurit ose të paditurit civil, për të kërkuar kthimin e pasurisë dhe shpërblimin e dëmit."