NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 60

"Kërkesa e viktimës akuzuese (Ndryshuar titulli, shkronja “a” në pikën 1 dhe pika 2, shtuar fjalë në shkronjën “b” dhe “ç” në pikën 1, me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kërkesa për gjykim e viktimës akuzuese depozitohet në sekretarinë e gjykatës. Ajo është e pavlefshme në qoftë se nuk përmban: a) gjenealitetet e viktimës akuzuese dhe adresën e saktë të saj; b) gjeneralitetet e personit që akuzohet dhe adresën e tij; c) emrin dhe mbiemrin e përfaqësuesit dhe prokurën; ç) parashtrimin e arsyeve që përligjin kërkesën si dhe provat në të cilat ajo mbështetet; d) nënshkrimin e viktimës akuzuese ose të përfaqësuesit të tij. 2. Kërkesa duhet t’i njoftohet personit që akuzohet dhe prokurorit."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →