Neni 62
"Afati për legjitimimin e paditësit civil (Shtuar pika 3 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002) 1. Legjitimimi i paditësit civil mund të bëhet nga organi procedues, derisa të mos ketë filluar shqyrtimi gjyqësor. 2. Afati i parashikuar nga paragrafi 1 nuk mund të zgjatet. 3. Me kërkesën e palëve ose kryesisht, gjykata mund të vendosë veçimin e padisë civile dhe dërgimin e saj në gjykatën civile nëse gjykimi i saj vështirëson ose zvarrit procesin penal."