NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 59

"Viktima akuzuese (Shtuar pika 3 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002; shtuar fjalë në pikën 1 me ligjin nr.10 054, datë 29.12.2008; ndryshuar titulli, hequr referenca në pikën 1, shtuar pika 4 dhe 5, me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Ai që është dëmtuar nga veprat penale të parashikuara nga nenet 90, 91, 92, 112 paragrafi i parë, 119,119/b, 120, 121, 122, 125, 127, dhe 254 të Kodit Penal ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit. 2. Prokurori merr pjesë në gjykimin e këtyre çështjeve dhe, sipas rastit, kërkon dënimin e të pandehurit ose pafajësinë e tij. 3. Nëse viktima akuzues ose mbrojtësi i caktuar prej tij nuk paraqitet në seancë pa shkaqe të arsyeshme, gjykata vendos pushimin e gjykimit. 4. Viktima akuzuese që nuk ka zotësi për të vepruar i ushtron të drejtat që i janë njohur me ligj nëpërmjet përfaqësuesit ligjor. 5. Kur disa viktima të së njëjtës çështje paraqesin kërkesë në gjykatë, sipas nenit 59, të këtij Kodi, kërkesat e tyre bashkohen në një gjykim të vetëm."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →