NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 495

"Arrestimi nga policia gjyqësore (Ndryshuar pikat 2 dhe 3 me ligjin nr. 8813, datë 13.6.2002; ndryshuar fjalia e parë e pikës 1, ndryshuar fjalë e shtuar fjalia e dytë në pikën 3, me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur ka një urdhër arresti ndërkombëtar, policia gjyqësore bën arrestimin e përkohshëm të personit. Ajo bën edhe sekuestrimin e provave materiale të veprës penale dhe të sendeve që i përkasin asaj. 2. Autoriteti që ka bërë arrestimin njofton menjëherë prokurorin dhe Ministrin e Drejtësisë. Brenda dyzet e tetë orëve prokurori e vë të arrestuarin në dispozicion të gjykatës në territorin e së cilës është bërë arrestimi, duke i dërguar edhe dokumentacionin përkatës. 3. Gjykata, brenda dyzet e tetë orëve nga paraqitja e kërkesës e vleftëson atë si dhe cakton një masë sigurimi shtrënguese, kur janë kushtet ose vendos lirimin e të arrestuarit. Kur i arrestuari është shtetas shqiptar dhe nuk ka marrëveshje dypalëshe për ekstradimin e shtetasve me shtetin që ka urdhër arrestin, gjykata urdhëron lirimin e menjëhershëm të tij. Për vendimin që merr ajo njofton Ministrin e Drejtësisë. 4. Masa e arrestit revokohet në qoftë se Ministria e Drejtësisë nuk kërkon, brenda dhjetë ditëve nga miratimi, mbajtjen e saj. 5. Kopja e vendimit të dhënë nga gjykata për masat shtrënguese dhe sekuestrimet, në bazë të këtyre neneve, u njoftohet prokurorit, personit të interesuar dhe mbrojtësit të tij, të cilët mund të bëjnë ankim në gjykatën e apelit."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →