NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 494

"Zbatimi i përkohshëm i masave shtrënguese (Ndryshuar fjalë në pikën 6 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Me kërkesën e shtetit të huaj, të paraqitur nga Ministria e Drejtësisë nëpërmjet prokurorit pranë gjykatës kompetente, gjykata mund të vendosë përkohësisht një masë shtrënguese para se të vijë kërkesa e ekstradimit. 2. Masa mund të vendoset kur: a) shteti i huaj ka deklaruar se kundër personit është marrë një masë për kufizimin e lirisë personale ose një vendim dënimi me burgim dhe se ka ndër mend të paraqesë kërkesë për ekstradim; b) shteti i huaj ka paraqitur të dhëna të hollësishme për veprën penale dhe elemente të mjaftueshme për identifikimin e personit; c) kur ka rrezik ikjeje. 3. Kompetenca për të vendosur masën u takon, sipas radhës, gjykatës së rrethit në territorin e së cilës personi ka vendbanimin, vendqëndrimin apo banesën ose gjykatës së rrethit gjyqësor ku ai gjendet. Në qoftë se kompetenca nuk mund të përcaktohet në mënyrat e treguara më sipër kompetente është Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës. 4. Gjykata mund të vendosë edhe sekuestrimin e provave materiale dhe të sendeve që i përkasin veprës penale. 5. Ministria e Drejtësisë njofton shtetin e huaj për zbatimin e përkohshëm të masës shtrënguese dhe të sekuestros eventuale. 6. Masat shtrënguese revokohen në qoftë se brenda tetëmbëdhjetë ditëve dhe gjithsesi në maksimum dyzet ditë nga arrestimi nuk vjen në Ministrinë e Drejtësisë kërkesa e ekstradimit dhe dokumentet që i bashkëlidhen asaj."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →