NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 496

"Dëgjimi i personit ndaj të cilit është marrë masë shtrënguese (Ndryshuar dhe hequr fjalë në pikën 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur është zbatuar një masë shtrënguese, gjykata, sa më shpejt dhe sidoqoftë jo më vonë se tre ditë nga ekzekutimi i masës, sigurohet për identitetin e personit dhe merr pëlqimin eventual të tij për ekstradimin, duke e shënuar këtë në procesverbal. 2. Gjykata i bën të ditur të interesuarit të drejtën për të patur mbrojtës dhe në mungesë të tij i cakton një mbrojtës kryesisht. Mbrojtësi duhet të lajmërohet, të paktën njëzet e katër orë përpara, për veprimet e sipërme dhe ka të drejtë të marrë pjesë në to."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →