Neni 48
"Mbrojtësi i zgjedhur nga i pandehuri 1. I pandehuri ka të drejtë të zgjedhë jo më shumë se dy mbrojtës. 2. Zgjedhja bëhet me deklarim të bërë para organit procedues ose me akt të dhënë mbrojtësit ose të dërguar atij rekomande. 3. Zgjedhja e mbrojtësit për personin e ndaluar, të arrestuar ose të dënuar me burgim, derisa ky person nuk e ka bërë vetë zgjedhjen, mund të bëhet nga një i afërm i tij, në format e parashikuara nga paragrafi 2."