"Vdekja e të pandehurit 1. Kur rezulton vdekja e të pandehurit, organi procedues, në çdo gjendje e shkallë të procedimit, pasi dëgjon mbrojtësin, vendos pushimin e çështjes. 2. Vendimi nuk pengon ushtrimin e ndjekjes penale për të njëjtin fakt dhe kundër të njëjtit person, kur më pas vërtetohet se ai nuk ka vdekur."