Neni 462-a
"Vënia në ekzekutim e vendimeve për të miturit (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Prokurori dhe gjykata e seksioneve për të miturit pranë gjykatave të rretheve gjyqësore janë kompetente për marrjen e masave dhe shqyrtimin e kërkesave që lidhen me ekzekutimin e vendimeve të dhëna ndaj të miturve. 2. Mënyra e ekzekutimit të masave dhe çdo vendimi të dhënë ndaj të miturve, përveç sa parashikohet në këtë Kod, rregullohet me ligj të veçantë."