NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 462

"Vendimet e ekzekutueshme (Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Vendimi penal i gjykatës vihet në ekzekutim menjëherë pasi të ketë marrë formë të prerë. 2. Vendimi i pafajësisë, i përjashtimit të të gjykuarit nga dënimi dhe ai i pushimit të çështjes, vihet në ekzekutim menjëherë pas shpalljes. 3. Janë vendime të formës së prerë: a) vendimi i gjykatës së shkallës së parë kur nuk ankimohet nga palët brenda afatit ligjor, kur është i paankimueshëm ose kur nuk pranohet ankimi për shkaqet e parashikuara nga neni 420 i këtij Kodi. Në çështjet me bashkëtëpandehur, vendimi merr formë të prerë për të pandehurin që nuk ka bërë ankim, pavarësisht ankimit të bashkëtëpandehurve të tjerë, me kusht që prokurori të mos ketë bërë ankim. Kur prokurori nuk ka ushtruar ankim dhe çështja shqyrtohet mbi bazën e ankimit të bashkëtëpandehurve të tjerë, për të pandehurin që nuk ka ushtruar ankim në një gjykim me bashkëtëpandehur, vendimi merr formë të prerë pavarësisht ankimit të ushtruar nga bashkëtëpandehurit e tjerë; b) vendimi i gjykatës së apelit kur zgjidh përfundimisht çështjen, sipas shkronjave “a”, “b” dhe “c”, të pikës 1, të nenit 428, të këtij Kodi; c) vendimi i Gjykatës së Lartë në rastet e ekstradimit dhe transferimit të personave të dënuar. 4. Mënyra e ekzekutimit të vendimeve penale rregullohet me ligj të veçantë."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →