Neni 463
"Veprimet e prokurorit 1. Prokurori pranë gjykatës së shkallës së parë që ka dhënë vendimin, merr masa për ekzekutimin e vendimit. Ai bën kërkesa në gjykatën kompetente dhe ndërhyn në të gjitha veprimet e ekzekutimit. 2. Vendimet e prokurorit i njoftohen, brenda tridhjetë ditëve, mbrojtësit të caktuar nga i interesuari ose, kur nuk ka të tillë, atij të caktuar nga prokurori. 3. Kur është e nevojshme, prokurori mund të kërkojë kryerjen e veprimeve të veçanta nga prokurori i një rrethi tjetër. 4. Kur fillon ekzekutimi, prokurori njofton me shkrim gjykatën që ka dhënë vendimin."