NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 453

"Shqyrtimi i kërkesës (Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002; h equr fjalë në titull e në pikën 3, ndryshuar fjalë në pikën 2 dhe 3 e shtuar pika 4 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kërkesa e rishikimit shqyrtohet nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit, pa praninë e palëve. 2. Kur kërkesa është bërë jashtë rasteve të përcaktuara në nenin 450 ose kur është bërë nga ata që nuk e kanë këtë të drejtë ose kur rezulton haptazi e pambështetur, gjykata vendos mospranimin e saj. 3. Kur kërkesa pranohet, gjykata vendos dërgimin e çështjes për rigjykim nga një tjetër trup gjykues i së njëjtës gjykatë ose në gjykatën e apelit, kur kërkesa është bërë vetëm kundër vendimit të saj. Kundër vendimit nuk lejohet ankim. 4. Deri në dhënien e vendimit nga gjykata e rishikimit, sipas nenit 456, të këtij Kodi, i dënuari ruan të njëjtën pozitë procedurale."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →