NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 452

"Forma e kërkesës (Ndryshuar pikat 1 e “3” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002; ndryshuar fjalë në pikën 1 dhe 3 e shtuar shkronjat “d” dhe “dh” me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kërkesa e rishikimit bëhet personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit. Ajo duhet të përmbajë provat që e përligjin dhe duhet të paraqitet, bashkë me dokumentet eventuale, në sekretarinë e Gjykatës së shkallës së parë që ka dhënën vendimin. 2. Në rastet e parashikuara nga neni 450, paragrafi 1, shkronjat “a”, “b”, “ç”, “d” dhe “dh” kërkesës duhet t’i bashkohen kopjet e vërtetuara të akteve të përmendura në to. 3. Në rast vdekje të të gjykuarit pas paraqitjes së kërkesës së rishikimit, gjykata cakton një kujdestar, i cili ushtron të drejtat që në procesin e rishikimit do t’i takonin të gjykuarit."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →