Neni 454
"Pezullimi i ekzekutimit (Ndryshuar me ligjin 8813, datë 13.6.2002; ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjykata që pranon kërkesën mund të vendosë pezullimin e ekzekutimit të dënimit. 2. Kundër vendimit palët mund të bëjnë ankim në gjykatën e apelit, vendimi i së cilës është i paankimueshëm. 3. Me kërkesë të të paditurit civil, gjykata e ngarkuar me rigjykimin e çështjes mund të vendosë pezullimin e ekzekutimit të detyrimeve civile për aq kohë sa zgjat gjykimi."