Neni 449
"Vendimet që mund të rishikohen (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Në rastet dhe kushtet e parashikuara nga ky Kod, rishikimi i vendimeve që kanë marrë formë të prerë lejohet në çdo kohë, edhe kur dënimi është ekzekutuar ose shuar. 2. Nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit."