NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 448-1

"Shpallja dhe depozitimi i vendimit (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Vendimi shpallet në seancë nga kryetari ose një anëtar i trupit gjykues me anë të leximit të dispozitivit. 2. Pas dispozitivit kryetari lexon vendimin e arsyetuar. Arsyetimi i vendimit mund të jepet me shkrim edhe në mënyrë të përmbledhur, duke treguar shkaqet kryesore mbi të cilat bazohet vendimi. 3. Vendimi depozitohet në sekretari menjëherë pas shpalljes. Nëpunësi i caktuar vë nënshkrimin dhe shënon datën e depozitimit. 4. Kur shpallet i përmbledhur, vendimi arsyetohet brenda 60 ditëve nga shpallja e tij. Ky afat mund të zgjatet për një periudhë tjetër 30-ditore nëse çështja është gjykuar nga Kolegjet e Bashkuara. 5. Afati i parashikuar për të arsyetuar vendimin me shkrim, sipas pikës 4, të këtij neni, mund të zgjatet në raste përjashtimore, për shkaqe të përligjura. Në këtë rast njoftohet kryetari i gjykatës."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →