Neni 436
"Veprimet paraprake (Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kryetari i Gjykatës së Lartë cakton kolegjet përkatëse për shqyrtimin e rekurseve. 2. Kryetari i kolegjit cakton datën për shqyrtimin e rekursit. 3. Sekretaria e gjykatës njofton palët nëpërmjet afishimit në këndin e njoftimeve dhe faqen elektronike zyrtare për datën dhe orën e gjykimit të paktën 30 ditë përpara. Kur palët kanë adresa elektronike të deklaruara apo të njohura, sekretaria kryen njoftimin edhe në këto adresa."