Neni 435
"Paraqitja e rekursit (Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Rekursi duhet të paraqitet me shkrim brenda 45 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së vendimit të gjykatës së apelit. 2. Akti i rekursit dhe memoriet duhet të nënshkruhen, me pasojë mospranimi, nga mbrojtësit. Kur i pandehuri nuk ka mbrojtës të zgjedhur, kryetari i kolegjit cakton një mbrojtës kryesisht dhe në këtë rast lajmërimet i bëhen edhe të pandehurit. SEKSIONI II SHQYRTIMI NË GJYKATËN E LARTË"