NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 437

"Shqyrtimi gjyqësor (Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002; ndryshuar fjalë në pikën 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjykata e Lartë gjykon çështjet me përbërje sipas përcaktimeve të nenit 14/a të këtij Kodi. 2. Normat që lidhen me publicitetin, rregullin e seancës dhe me drejtimin e diskutimit në gjykimet e shkallës së parë dhe të dytë respektohen në Gjykatën e Lartë, për aq sa janë të zbatueshme. 3. I pandehuri dhe palët private përfaqësohen nga mbrojtësit. 4. Kryetari i kolegjit bën verifikimin e legjitimimit të palëve dhe të rregullsisë së lajmërimeve. 5. Gjyqtari i ngarkuar relaton çështjen. Pas fjalës së prokurorit, mbrojtësit dhe përfaqësuesit e palëve private bëjnë mbrojtjen. Replika nuk lejohet."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →