NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 427

"Përsëritja e shqyrtimit gjyqësor (Shtuar e ndryshuar fjalë në pikën 1 dhe ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur një palë në aktin e apelit ose plotësimin e tij, kërkon rimarrjen e provave të lejuara në shqyrtimin gjyqësor të shkallës së parë ose marrjen e provave të reja, gjykata në qoftë se çmon se nuk mund të vendosë në gjendjen që janë aktet, përsërit shqyrtimin gjyqësor. 2. Për provat që zbulohen pas gjykimit të shkallës së parë ose të atyre që dalin aty për aty, gjykata vendos, sipas rastit, marrjen ose jo të tyre. 3. Përsëritja e shqyrtimit gjyqësor vendoset edhe kryesisht kur gjykata e çmon të domosdoshme. 4. Kur i pandehuri është deklaruar i pafajshëm, gjykata e apelit nuk mund ta deklarojë atë fajtor vetëm mbi bazën e vlerësimit të ndryshëm të provave të marra në gjykimin në shkallë të parë. Në këtë rast gjykata e apelit përsërit shqyrtimin gjyqësor. 5. Për përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor, të vendosur në bazë të paragrafëve të mësipërm, procedohet menjëherë dhe kur kjo nuk është e mundur, shqyrtimi gjyqësor shtyhet për një afat jo më të gjatë se dhjetë ditë."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →