Neni 428
"Vendimi i gjykatës së apelit (Hequr fjalë në shkronjën “c” dhe “ç” e ndryshuar fjalë në shkronjën “ç” të pikës 1 dhe shtuar pika 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjykata e apelit, pasi shqyrton çështjen, vendos: a) lënien në fuqi të vendimit; b) ndryshimin e vendimit; c) prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes kur janë rastet që nuk lejojnë fillimin ose vazhdimin e procedimit; ç) prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve gjykatës së shkallës së parë kur nuk janë respektuar dispozitat që lidhen me kushtet për të qenë gjyqtar në çështjen konkrete, me numrin e gjyqtarëve që është i domosdoshëm për formimin e kolegjeve të caktuara në këtë Kod, me ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori dhe pjesëmarrjen e tij në procedim, me pjesëmarrjen e të pandehurit, të mbrojtësit të tij, ose përfaqësuesit të viktimës akuzuese, me shkeljen e dispozitave për paraqitjen e akuzave të reja, si dhe në çdo rast kur në dispozita të veçanta është parashikuar pavlefshmëria e vendimit. 2. Një kopje e vendimit i njoftohet menjëherë gjykatës së shkallës së parë."