NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 426-a

"Shqyrtimi gjyqësor në gjykatën e apelit (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Përpara se të fillojë shqyrtimin gjyqësor, kryetari i trupit gjykues kontrollon paraqitjen e palëve. Në rast se palët nuk janë paraqitur, kryetari verifikon nëse njoftimet janë të rregullta dhe nëse mungesa është e justifikuar. 2. Pas verifikimit të palëve dhe legjitimit të tyre, gjykata shpall trupin gjykues dhe deklaron të hapur diskutimin. 3. Kryetari ose anëtari i trupit gjykues relaton në mënyrë të përmbledhur dosjen gjyqësore dhe shkaqet e ngritura në ankim. 4. Kur është bërë ankim vetëm nga njëra prej palëve, fjalën e para e merr ajo. Kur kanë bërë ankim si prokurori, ashtu dhe i pandehuri, i pari e merr fjalën prokurori. 5. Në shqyrtimin e çështjes në apel mbahen parasysh, për aq sa janë të zbatueshme, dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë. 6. Gjykata mund të urdhërojë palët që të parashtrojnë pretendimet e tyre në mënyrë të përmbledhur, duke caktuar edhe kohën e vlerësuar të mjaftueshme. Palët nuk mund të parashtrojnë në seancë shkaqe tej atyre të ngritura në apel."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →