NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 402

"Zhvillimi i gjykimit të drejtpërdrejtë (Shtuar pika 1/1 e pika 4, ndryshuar fjalë në pikën 2, ndryshuar pika 3 dhe pika 4 numërohet pika 5 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjatë gjykimit të drejtpërdrejtë zbatohen dispozitat e kreut për shqyrtimin gjyqësor. 1/1. Viktima dhe dëshmitarët njoftohen nga policia gjyqësore edhe me gojë. Në rastin e parashikuar nga paragrafi 1, i nenit 400, prokurori mund t’ia komunikojë akuzën të arrestuarit në seancë gjyqësore. 2. Prokurori, i pandehuri dhe paditësi civil mund të paraqesin gjatë shqyrtimit gjyqësor dëshmitarë, pa u thirrur paraprakisht nga gjykata. 3. Gjykata e njeh të pandehurin me të drejtën për të kërkuar gjykimin e shkurtuar ose për të kërkuar arritjen e marrëveshjes për pranimin e fajësisë. I pandehuri njoftohet, gjithashtu, se ka të drejtë të kërkojë afat për të përgatitur mbrojtjen deri në pesë ditë. Në këtë rast shqyrtimi gjyqësor shtyhet deri në seancën e re, të caktuar pas mbarimit të këtij afati. 4. Kur gjykimi i drejtpërdrejtë është kërkuar jashtë rasteve të parashikuara nga neni 400, i këtij Kodi, gjykata i kthen aktet prokurorit. 5. I pandehuri mund të kërkojë gjykimin e shkurtuar. Gjykata, pasi merr mendimin e prokurorit dhe e gjen të drejtë kërkesën, vendos vazhdimin e gjykimit, duke respektuar rregullat e caktuara për gjykimin e shkurtuar. Në të kundërtën vazhdon gjykimin e drejtpërdrejtë. SEKSIONI II GJYKIMI I SHKURTUAR"

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →