Neni 403
"Kërkesa për gjykimin e shkurtuar (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kërkesa për gjykimin e shkurtuar paraqitet nga i pandehuri ose mbrojtësi i tij me autorizim të posaçëm në seancën paraprake ose në seancë gjyqësore kur procedohet sipas nenit 400 dhe paragrafit 3, të nenit 406/ç, të këtij Kodi, me pasojë mospranimi. 2. Nuk lejohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për veprat penale për të cilat parashikohet dënim me burgim të përjetshëm."