NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 401

"Përgatitja e gjykimit të drejtpërdrejtë (Ndryshuar pika 1 dhe 2 e shtuar pika 4 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur procedon me gjykim të drejtpërdrejtë, prokurori urdhëron paraqitjen në seancë të të pandehurit të arrestuar në flagrancë ose nën masën e sigurimit të parashikuar nga nenet 237, 238 ose 239, të këtij Kodi. Kur i pandehuri është i lirë, afati për t’u paraqitur nuk mund të jetë më i shkurtër se tri ditë.”. 2. Urdhri përmban, me pasojë pavlefshmërie, të dhënat e parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të nenit 332/e, si dhe caktimin e vendit, datës dhe orës për t’u paraqitur, me paralajmërimin se nëse i pandehuri nuk paraqitet, do të shoqërohet me detyrim, si dhe datën e nënshkrimin e prokurorit. 3. Mbrojtësit i njoftohet pa vonesë data e gjykimit nga prokurori. Ai ka të drejtë të shikojë dhe të nxjerrë kopje të dokumentacionit që lidhet me hetimet e zhvilluara. 4. Urdhri së bashku me fashikullin e gjykimit dërgohen në gjykatë. Në rastin e parashikuar nga paragrafi 3, i nenit 400, prokurori njoftohet të paktën dhjetë ditë përpara mbi datën dhe orën e gjykimit, si dhe për gjykatën që do të gjykojë çështjen."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →