NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 400

"Rastet e gjykimit të drejtpërdrejtë (Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 8813, datë 13.6.2002; ndryshuar pika 1 dhe 3 e ndryshuar fjalë në pikën 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur i pandehuri është arrestuar në flagrancë dhe hetohet për kryerjen e një vepre penale që gjykohet nga një gjyqtar, prokurori paraqet në gjykatë brenda dyzet e tetë orëve nga arrestimi, kërkesën për vleftësimin e tij dhe gjykimin e njëkohshëm, kur çmon se nuk ka nevojë për hetime të mëtejshme. 2. Në qoftë se arrestimi vleftësohet i ligjshëm dhe nuk ka nevojë për hetime të tjera, procedohet menjëherë në gjykim, ndërsa kur ai nuk gjendet i bazuar aktet i kthehen prokurorit. Por edhe në rastin e fundit, kur i pandehuri dhe prokurori japin pëlqimin gjykata procedon në gjykimin e drejtpërdrejtë. 3. Kur i pandehuri është arrestuar në flagrancë dhe ai vleftësohet i ligjshëm, si dhe kur gjykata vendos njërën nga masat e sigurimit të parashikuara nga nenet 237, 238 ose 239, të Kodit, prokurori paraqet në gjykatë kërkesë për gjykimin e drejtpërdrejtë, jo më vonë se tridhjetë ditë nga data e arrestimit, me përjashtim të rastit kur duhet të kryhen hetime të mëtejshme. 4. Kur vepra penale, për të cilën kërkohet gjykimi i drejtpërdrejtë lidhet me vepra penale të tjera, për të cilat mungojnë kushtet për këtë lloj gjykimi, procedohet ndaras për veprat e tjera dhe ndaj të pandehurve të tjerë, përveçse kur kjo ndarje dëmton hetimet. Kur bashkimi është i domosdoshëm zbatohen rregullat e gjykimit të zakonshëm."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →