Neni 386
"Depozitimi i vendimit (Ndryshuar fjalë në pikën 1 dhe ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Vendimi depozitohet në sekretari menjëherë pas arsyetimit, brenda afateve të parashikuara në nenin 382 të këtij Kodi. Nëpunësi i caktuar vë nënshkrimin dhe shënon datën e depozitimit. 2. Vendimi u njoftohet palëve që nuk kanë qenë të pranishme në shpalljen e tij në adresën e deklaruar prej tyre. Njoftimi i kryer në adresën e deklaruar nga palët konsiderohet i realizuar. SEKSIONI II VENDIMI I PUSHIMIT TË ÇËSHTJES DHE I PAFAJËSISË"