Neni 385-a
"Plotësimi i vendimit (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Secila nga palët, brenda tridhjetë ditëve nga shpallja e vendimit në rastet kur kanë qenë të pranishme ose nga marrja dijeni kur vendimi është shpallur në mungesë të tyre, mund të kërkojë plotësimin e tij, në rast se gjykata nuk është shprehur mbi të gjitha kërkesat për disponimin e provave. 2. Gjykata e shqyrton kërkesën me të njëjtin trup gjykues, pasi thërret palët. 3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë."