Neni 387
"Vendimi i pushimit të çështjes (Ndryshuar pika 1 dhe shfuqizuar pika 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur ndjekja penale nuk duhet të fillonte ose nuk duhet të vazhdojë, sipas rasteve të parashikuara në shkronjat “c”, “ç”, “e” dhe “ë”, të paragrafit 1, të nenit 328, të këtij Kodi, ose kur vepra penale është shuar dhe i pandehuri nuk pretendon pafajësi, gjykata vendos pushimin e çështjes, duke treguar edhe shkakun. 2. Shfuqizuar."