NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 38

"Rregulla të përgjithshme për marrjen në pyetje (Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. I pandehuri, edhe kur është me masë sigurimi izoluese ose kur i është hequr liria për çdo lloj shkaku tjetër, merret në pyetje i lirë, përveç rasteve kur duhen marrë masa për të parandaluar rrezikun e ikjes ose të dhunës. 2. Nuk mund të përdoren, as me pëlqimin e të pandehurit, metoda ose teknika për të ndikuar mbi lirinë e vullnetit ose për të ndryshuar aftësinë e kujtesës e të vlerësimit të fakteve. 3. Përpara marrjes në pyetje, i pandehuri pyetet shprehimisht nëse i ka kuptuar të drejtat e tij, të dhëna me shkrim sipas neneve 34/ a dhe 34/b, të këtij Kodi. Në rast se i pandehuri nuk është njohur paraprakisht me këto të drejta, sipas dispozitave të këtij Kodi, deklarimet e tij nuk mund të përdoren."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →