Neni 39
"Pyetja në themel 1. Organi procedues i shpjegon të pandehurit, në formë të qartë dhe të përpiktë, faktin që i atribuohet, e njeh me provat që ekzistojnë kundër tij dhe, kur hetimet nuk dëmtohen, i tregon burimet e tyre. 2. Organi procedues e fton atë të shpjegojë gjithçka që çmon të dobishme për mbrojtjen e tij dhe i bën drejtpërsëdrejti pyetje. 3. Kur i pandehuri nuk pranon të përgjigjet kjo shënohet në procesverbal. Në procesverbal shënohen, kur është e nevojshme, edhe tiparet fizike dhe shenjat e veçanta eventuale të të pandehurit."