NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 37-b

"Përmbajtja e marrëveshjes (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Marrëveshja me bashkëpunëtorin e drejtësisë përmban: a) identitetin e prokurorit dhe gjenealitetet e bashkëpunëtorit të drejtësisë; b) faktin se bashkëpunëtori i drejtësisë detyrohet të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit; c) detyrimin e tij për të dhënë informacion të plotë pa asnjë rezervë ose kusht, për të gjitha faktet e rrethanat e parashikuara në paragrafin 2, të nenit 37/a, të këtij Kodi, jo më vonë se tridhjetë ditë nga data e nënshkrimit të marrëveshjes; ç) paralajmërimin për revokimin e marrëveshjes dhe për përgjegjësinë penale në rastet e parashikuara nga paragrafi 5, i nenit 37/a, të këtij Kodi; d) të drejtën e bashkëpunëtorit për të kërkuar lidhjen e një marrëveshjeje me prokurorin për pranimin e fajësisë dhe caktimin e dënimit, sipas neneve 406/d e vijues të këtij Kodi; dh) detyrimin e prokurorit që t’i kërkojë gjykatës uljen e masës së dënimit ose përjashtimin e tij nga dënimi, në përpjesëtim të drejtë me shkallën e kontributit të tij në bashkëpunimin me drejtësinë; e) të drejtën e bashkëpunëtorit për të kërkuar mbrojtje të posaçme, sipas paragrafit 3, të nenit 37/a, të këtij Kodi; ë) nënshkrimin e prokurorit, të bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe të mbrojtësit, kur ai është i pranishëm. 2. Deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë së bashku me marrëveshjen e bashkëpunimit bëhen pjesë e fashikullit të hetimeve paraprake."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →