Neni 34
"Marrja e cilësisë së të pandehurit (Shtuar një paragraf në pikën 1 me ligjin nr. 8460, datë 11.2.1999; shtuar pika 4 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002; shfuqizuar pika 4 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Merr cilësinë e të pandehurit personi të cilit i atribuohet vepra penale me aktin e njoftimit të akuzës, në të cilin tregohen të dhënat e mjaftueshme për marrjen si të pandehur. Ky akt i njoftohet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij. Kur pas marrjes së një personi si të pandehur dalin të dhëna të reja që ndryshojnë akuzën e paraqitur ose e plotësojnë atë, prokurori merr vendim, të cilin ia njofton të pandehurit. 2. Cilësia e të pandehurit ruhet në çdo gjendje dhe shkallë të procesit derisa të ketë marrë formë të prerë vendimi i pushimit, i pafajësisë ose i dënimit. 3. Cilësia e të pandehurit rimerret kur prishet vendimi i pushimit ose kur vendoset rishqyrtimi i procesit. 4. Shfuqizuar."