NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 34-a

"Të drejtat e të pandehurit (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Personi nën hetim ose i pandehuri ka të drejtë: a) të njoftohet në një kohë sa më të shkurtër, në gjuhën që kupton, për veprën penale për të cilën hetohet, si edhe për shkaqet e akuzave; b) të përdorë gjuhën që flet ose kupton ose të përdorë gjuhën e shenjave, si dhe të ndihmohet nga një përkthyes dhe interpretues nëse ka paaftësi të kufizuar në të folur dhe në të dëgjuar; c) të heshtë, të paraqesë lirisht mbrojtjen e tij, si dhe të mos u përgjigjet pyetjeve të caktuara; ç) të mbrohet vetë ose me ndihmën e një mbrojtësi të zgjedhur prej tij; d) të ketë një mbrojtës të siguruar nga shteti, nëse mbrojtja është e detyrueshme ose nuk ka mundësi financiare për të pasur një mbrojtës, sipas parashikimeve të këtij Kodi dhe legjislacionit në fuqi për ndihmë juridike; dh) të takohet privatisht dhe të komunikojë me mbrojtësin që e përfaqëson; e) të këtë kohë të mjaftueshme dhe lehtësi për të përgatitur mbrojtjen; ë) të njihet me materialet e çështjes, sipas parashikimeve të këtij Kodi; f) të paraqesë prova që i shërbejnë mbrojtjes së tij; g) t’u bëjë pyetje dëshmitarëve, ekspertëve dhe të pandehurve të tjerë gjatë gjykimit; gj) të ushtrojë të drejta të tjera të parashikuara nga ky Kod. 2. Përpara marrjes në pyetje për herë të parë ose përpara kryerjes së akteve ku prania e tij është e detyrueshme, sipas ligjit, organi procedues e njofton të pandehurin për të drejtat e parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh” dhe “e”, të pikës 1, të këtij neni, duke i dhënë, kundrejt nënshkrimit, letrën e të drejtave në formë të shkruar. 3. Të drejtat dhe garancitë e parashikuara për të pandehurin zbatohen edhe për personin nën hetim dhe personin, të cilit i atribuohet vepra penale, me përjashtim të rasteve kur ky Kod parashikon ndryshe."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →