Neni 33
"Varësia funksionale e policisë gjyqësore (Ndryshuar titulli dhe pikat 1, 2, 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Policia gjyqësore përgjigjet përpara prokurorit për veprimtarinë e kryer prej saj gjatë procedimit penal. 2. Policia gjyqësore kryen detyrat që i janë caktuar nga prokurori dhe e njofton atë menjëherë mbi rezultatet e tyre. 3. Oficerët e seksioneve dhe shërbimeve nuk hiqen nga veprimtaria e policisë gjyqësore, përveç rasteve të parashikuara në ligj. 4. Gjykatat dhe prokuroritë disponojnë drejtpërsëdrejti personelin e seksioneve dhe mund të shfrytëzojnë çdo shërbim të policisë gjyqësore."