NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 34-b

"Të drejtat e personit të arrestuar ose të ndaluar (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Përveç të drejtave të parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh” dhe “e”, të paragrafit 1, të nenit 34/a, të këtij Kodi, i arrestuari ose i ndaluari ka të drejtë: a) të takojë vetëm për vetëm mbrojtësin e tij përpara marrjes në pyetje për herë të parë; b) të njihet me aktet, provat e nevojshme dhe arsyet e arrestimit ose ndalimit të tij; c) të kërkojë që një anëtar i familjes ose një person tjetër i afërt të njoftohet menjëherë për arrestimin e tij. Në rast se i arrestuari ose i ndaluari është shtetas i huaj, ai ka të drejtë të kërkojë të njoftohet përfaqësia konsullore ose diplomatike e vendit të tij dhe në rast se është person pa shtetësi apo refugjat, ai ka të drejtë të kërkojë të njoftohet një organizatë ndërkombëtare; ç) të marrë menjëherë përkujdesjen e nevojshme mjekësore. 2. Organi procedues e njofton menjëherë personin e arrestuar ose të ndaluar për të drejtat e parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh” dhe “e”, të paragrafit 1, të nenit 34/a, të këtij Kodi, duke i dhënë, kundrejt nënshkrimit, letrën e të drejtave në formë të shkruar. Personi ka të drejtë ta mbajë letrën e të drejtave."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →