Neni 332
"Caktimi i seancës paraprake (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Brenda pesë ditëve nga depozitimi i kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq, gjyqtari i seancës paraprake cakton datën e zhvillimit të saj. Në rastet kur i pandehuri nuk ka zgjedhur mbrojtës, zbatohen rregullat e nenit 49 të këtij Kodi. 2. Nga data e depozitimit të kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq, deri në datën e seancës nuk duhet të kalojë një afat më i gjatë se 10 ditë. 3. Gjykata vendos mbi kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të saj."