NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 332-a

"Veprimet përgatitore 1. Gjyqtari i seancës paraprake njofton të pandehurin dhe viktimën ose trashëgimtarët e saj, kur identiteti dhe vendbanimi i tyre rezultojnë nga aktet e procedimit, duke treguar ditën, orën dhe vendin ku do të zhvillohet seanca, me paralajmërimin për të pandehurin se nëse nuk paraqitet, seanca do të zhvillohet në mungesë të tij. 2. Data e seancës i njoftohet gjithashtu prokurorit dhe mbrojtësit të të pandehurit, duke i bërë të ditur këtij të fundit të drejtën për t’u njohur me aktet e depozituara, si dhe për të paraqitur memorie ose dokumente. Prokurori ftohet të depozitojë të gjitha aktet e kryera pas paraqitjes së kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq. 3. Njoftimet sipas paragrafëve 1 dhe 2 duhet të bëhen të paktën dhjetë ditë para datës së seancës."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →