NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 332-e

"Elementet e vendimit 1. Vendimi për dërgimin e çështjes në gjyq përmban: a) gjenealitetet e të pandehurit dhe të dhëna të tjera personale që vlejnë për identifikimin e tij, si dhe gjenealitetet e palëve private dhe të mbrojtësve të tyre; b) gjenealitetet e viktimës, në rast se rezulton e identifikuar; c) parashtrimin e faktit penal dhe rrethanave të tij, duke treguar dispozitat përkatëse të ligjit; ç) burimet e provës dhe faktet që ato u referohen; d) dispozitivin, duke treguar dhe gjykatën kompetente për gjykimin e çështjes; dh) përcaktimin e adresës së të pandehurit, viktimës ose trashëgimtarët e tij dhe palëve të tjera në proces, për efekt të njoftimeve të mëtejshme; e) datën dhe nënshkrimin e gjyqtarit dhe të sekretarit të seancës gjyqësore. 2. Vendimi është i pavlefshëm kur i pandehuri nuk identifikohet me saktësi, ose kur mungojnë ose janë të pamjaftueshme kërkesat e parashikuara në shkronjën “c”, pika 1, të këtij neni."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →