NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 332-ë

"Fashikulli i gjykimit 1. Kur gjykata vendos dërgimin e çështjes në gjyq, pasi dëgjon palët, përcakton aktet që duhet të përmbajë fashikulli i gjykimit. 2. Fashikulli i gjykimit përmban: a) aktet që i përkasin kushteve për ushtrimin e ndjekjes penale dhe kërkesave për pranimin e padisë civile; b) procesverbalet e veprimeve të papërsëritshme, të kryera nga policia gjyqësore dhe prokurori; c) procesverbalet e veprimeve të kryera për sigurimin e provës dhe të atyre të plotësuara jashtë shtetit në ekzekutim të letërporosisë; ç) dëshminë e penalitetit dhe dokumente të tjera që lidhen me personalitetin e të pandehurit dhe identifikimin e tij; d) provat materiale dhe sendet që i përkasin veprës penale, kur nuk duhet të ruhen në vend tjetër; dh) procesverbalet për veprimet e këqyrjes, njohjes dhe eksperimentit hetimor; e) aktet e ekspertimit; ë) procesverbalet e provës të procedimeve të tjera të lidhura; f) procesverbalet dhe regjistrimet e përgjimit të bisedimeve e komunikimeve; g) çdo akt tjetër të rëndësishëm për gjykimin. 3. Kopjet e këtyre akteve dhe provat e tjera të marra gjatë hetimeve paraprake qëndrojnë në fashikullin e prokurorit. 4. Në rastet e parashikuara nga shkronjat “b” dhe “c”, të paragrafit 1, të nenit 332/dh, fashikulli përmban të gjitha aktet e kryera gjatë hetimit paraprak dhe ato të kryera gjatë seancës paraprake."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →