NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 332-dh

"Vendimi i gjyqtarit të seancës paraprake 1. Pasi dëgjon diskutimet e palëve, gjykata vendos: a) pranimin e kërkesës së prokurorit dhe dërgimin e çështjes në gjyq, kur çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës; b) dërgimin e çështjes në gjykatën kompetente, kur palët paraqesin marrëveshje mbi kushtet e pranimit të fajësisë dhe caktimin e dënimit; c) dërgimin e çështjes në gjykatën kompetente kur i pandehuri ka kërkuar gjykimin e shkurtuar, pasi kryen verifikimin mbi gjendjen e akteve, sipas parashikimeve të nenit 332/c të këtij Kodi; ç) pushimin e akuzës ose të çështjes kur janë rastet e paragrafit 1, të nenit 328, të këtij Kodi. 2. Vendimi depozitohet në sekretari brenda 10 ditëve nga shpallja e tij. Palët kanë të drejtë të marrin kopje të tij. 3. Procedura e shqyrtimit në seancë paraprake nuk zëvendëson gjykimin e çështjes në themel dhe as paragjykon vendimin përfundimtar të saj."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →