Neni 32
"Oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore 1. Janë oficerë të policisë gjyqësore: a) drejtuesit, inspektorët dhe pjesëtarë të tjerë të policisë së Ministrisë së Rendit Publik, të cilëve me ligj të veçantë u njihet një cilësi e tillë; b) oficerët e policisë ushtarake, të policisë financiare, pyjore dhe të çdo policie tjetër, të cilëve me ligj të veçantë u njihet një cilësi e tillë. 2. Janë agjentë të policisë gjyqësore: a) personeli i policisë së rendit, të cilit me ligj të veçantë i njihet një cilësi e tillë; b) personeli i policisë ushtarake, i policisë financiare dhe i çdo policie tjetër të njohur me ligj, kur janë në shërbim. 3. Janë gjithashtu oficerë dhe agjentë të policisë gjyqësore, në caqet e shërbimit që u është besuar dhe sipas atributeve përkatëse, personat, të cilëve me ligj u njihen funksionet e parashikuara nga neni 30."