NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 324

"Zgjatja e afatit (Shtuar një paragraf në pikën “2” me ligjin nr.8460, datë 11.2.1999; shtuar fjali në pikën 1, ndryshuar fjalia e dytë në pikën 2 dhe pika 4, me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Prokurori mund ta zgjasë afatin e hetimeve për një kohë deri në tre muaj. Në rastin e Prokurorisë së Posaçme ky afat është deri në gjashtë muaj. 2. Zgjatje të mëtejshme, secila për një kohë jo më shumë se tre muaj, mund të bëhen nga prokurori në rastet e hetimeve komplekse ose të pamundësisë objektive për t’i përfunduar ato brenda afatit të zgjatur. Tej afatit 2-vjeçar, për raste të akuzave për krim të organizuar dhe për krime që gjykohen me trup gjykues, afati i hetimit mund të zgjatet vetëm me miratim të Prokurorit të Përgjithshëm ose Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deri në 1 vit, për çdo zgjatje jo më shumë se tre muaj, pa cenuar afatet e kohëzgjatjes së paraburgimit. Tej afatit 2-vjeçar, në raste të jashtëzakonshme, afati i hetimit mund të zgjatet vetëm me miratim të Prokurorit të Përgjithshëm deri në 1 vit, për çdo zgjatje jo më shumë se tre muaj, pa cenuar afatet e kohëzgjatjes së paraburgimit. 3. Vendimi për zgjatjen e afatit të hetimeve u njoftohet të pandehurit dhe viktimës. 4. Provat e marra pas mbarimit të afatit nuk mund të përdoren."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →